Barbara kërkon stadium të ri për Milanin
Pëlqej
Barbara Berlusconi, mendon se San Siro më nuk plotëson të gjitha nevojat e klubit dhe se ata do të kërkojnë të ndërtojnë stadium të ri.

Plani tashmë ka ekzistuar për një kohë dhe këtë javë ajo do të takohet me presidentin e Interit, Erick Thohir, për të diskutuar të ardhmen e stadiumit Giuseppe Meazza.

“San Siro është një stadium i mahnitshëm, ku është shënuar historia dhe janë arritur majat e Milanit dhe Interit, por sot nuk është i mjaftueshëm tashmë”.

Stadiumit duhet të ofrojnë shërbime dhe infrastrukturë tjetër, të jenë të hapur shtatë ditë në javë, jo vetëm për një ndeshje”.

“tani në Itali ka shumë vështirësi. Ka mpak mbështetje ekonomike nga shteti, regjioni ose këshilli...”.

“Problemi më i madh me futbollin italian është se sa argumentativ është ai Çdokush duhet të shqetësohet për ta promovuar atë në Evropë dhe botë, në vend se të humbë kohë duke argumentuar dhe krijuar divizione”, ka thënë Berlusconi për RaiUno.

Shtuar më 29/09/2014, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori