Në një intervistë të dhënë për gazetën italiane "La Repubblica",
Barbara Berlusconi, vajza e presidentit të
Milan dhe e fejuara e brazilianit Alexandre Pato, ka folur për tratativat që mund ta çonin sulmuesin e Milanit në janar te francezët e PSG.
Pyetjes nëse ajo kishte ndonjë rol në marrjen e vendimit për të mos shkuar në Paris,
Barbara Berlusconi iu përgjigj: " Kam qëndruar jashtë kësaj vullnetarisht. Vendimi i tim eti dhe Adriano Galliani kanë patur parasysh
aspektin teknik dhe atë ekonomik. Nuk
doja të ndërhyja pasi ishte një aferë e rëndësishme për klubin dhe nuk
doja të fusja
aspektin privat të problemit". /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2012,
ora 15:49