Barça 1-1 Nice, Enrique ngre në qiell Xavin
Pëlqej
Baracelona barazoi 1-1 me Nice në takim e dytë miqësor të fazës përgatitore, takim që përtej rezultatit la të kënaqur trajnerin Luis Enrique, që edhe në këtë 90 minutësh provoi disa elementë të rinj, ndër të cilët edhe talentin koat Halilovic. Francezët kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Cvitanich, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh të shkaktuar nga Pique.

Edhe pse Ter Stegen e kuptoi krahun, nuk mundi ta devijonte topin jashtë kuadratit.

Barcelona arriti të vinte baraspeshën po me 11 metërsh në pjesën e dytë me Xavin, që pavarësisht zërave të shumtë në merkato, duket se të paktën edhe për sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Barcelonës.

Për 34-vjerçarin u shpreh me superlativa edhe trajneri Luis Enrique.

"Të gjithë më thonë se është në formën e tij më të mirë, si në aspektin fizik dhe në atë të motivimit. Unë shoh të njëjtin Xavi që kam njohur githmonë, është një lojtar fantastik dhe ndihet shumë i lumtur që është pjesë e jona. Kuptohet që është në fundin e karrierës së tij, por gjithçka varet nga ajo që vetë Xavi dëshiron. Unë mendoj se ai mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare", u shpreh tekniku blaugrana

44-vjeçari theksoi gjithashtu se pret edhe përforcime të tjera, për të kompletuar organikën: "Nuk kam asnjë nxitim, por është e qartë që po punojmë për blerja të tjera. Kemi mundësi të përforcohemi, por duam që futbollistët që do të vijnë të jenë të duhurit. Gjithsesi unë jam shumë i lumtur me blerjet e deritanishme". /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori