Me të marrë postin e Drejtorit Sportiv të Barcelonës Ariedo
Braida ka nisur menjëherë punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Edhe pse të vetëdijshëm për dënimin që kanë marrë nga FIFA, i cili i pengon të bëjnë merkato deri në janar 2016, në klubin blaugrana qarkullojnë emra të rëndësishëm dhe shumë të kërkuar.
Sipas asaj që shkruan "Mundo Deportivo", 5 janë
emrat në axhendën e drejtuesve bluagrana duke filluar me Paul Pogba dhe për të vijuar më pas me
Marco Reus apo
Danilon e Portos.
Për francezin e Juventusit
Braida kërkon të shfrytëzojë miqësinë që ka me agjentin Mino Raiola, ndërsa për Reusin duhet të mposhtë edhe konkurrencën e fortë të Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2015,
ora 18:23