Barça, 50 milionë euro për Bale
Futbollisti nga Uellsi, i cili aktualisht aktivizohet ne Premier League me Tottenham, Gareth Bale, edhe pse është një ndër emrat më të lakmuar nga klubet e mëdha italiane sezonin e ardhshëm mund ta shohim në një prej ekipeve kryesore të Primera Division në Spanjë.

Në listën e të interesuarve për të janë edhe katalanasit e Barcelonës, që për të lënë jashtë loje Realin e Madridit dhe ekipet italiane, janë të gatshëm që gjatë merkatos së verës të shpenzojnë plot 50 milionë euro për të përfituar shërbimet e mesfushorit.

Nëse oferta e Barcelonës do të bëhet zyrtare, për Tottenham do të jetë e vështirë ose më mirë e pamundur të refuzojnë një ofertë të tillë dhe ta mbajnë edhe për një sezon tjetër mëngjarashin uellsian. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori