Barça, Agger alternativa e Thiago Silvës
Thiago Silva është objektivi i parë i Tito Vilanovës për qendrën e mbrojtjes, por në rast se transferimi i brazilianit nga Paris Saint Germain do dështojë, atëherë alternativa do të ishte Daniel Agger. Sipas "Cadena Ser", Vilanova i ka kërkuar presidentit Sandro Rosell mbrojtësin danez të Liverpool.

Menaxheri i lojtarit, Per Stefensen, nuk pranoi të komentonte për interesimin e katalanasve, duke thënë se klienti i tij ka firmosur një kontratë afatgjate me 18 herë kampionët e Anglisë.

Agger është monitoruar nga Barcelona prej më shumë se një viti dhe do të ishte një zgjidhje me kosto dyfish më të ulët në krahasim me atë të ish-mbrojtësit të Milanit. /albeu.com/


Shtuar më 19/06/2013, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori