Barça, Bartomeu: Mund të rinovojmë me Valdes
Dëmtimi i rëndë i Victor Valdes në gju e komplikon situatën e gardianit katalanas që kishte vendosur largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Portieri spanjnoll dëshironte të niste një aventurë të re dhe Monaco e Manchester City ishin vendosur në radhë për ta afruar në merkaton e verës, por fakti që do të qëndrojë rreth 6 muaj larg fushave mund të bllokojë lëvizjet e dy klubeve.

Në këtë mënyrë, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu kërkon të përfitojë nga situata e krijuar, duke i hapur rrugë rinovimit të kontratës me portierin e parë të skuadrës.

"Ne jemi në dispozicion të Valdes. Për momentin shqetësohemi vetëm për operacionin, por dyert për të mbeten të hapura sepse nuk jemi në dijeni të firmës së tij me ndonjë klub tjetër", është shprehur presidenti i Barcelonës.

Kreu i shoqërisë katalanase konfirmon qëndrimin e tij në lidhje me Lionel Messin, duke e pranuar se kontrata e tij do të rishikohet. Bartomeu thekson se kjo nuk është kontrata e fundit e argjentinasit me shoqërinë, pasi ai dëshiron që Messi të tërhiqet nga futbolli me fanellën blaugrana pasi është lojtari më i mirë në planet.

Në fund të intervistës, Bartomeu ndalet edhe në çështjen Neymar, duke hedhur poshtë pretendimet e Cruyff se braziliani paguhet më shumë se disa senator të skuadrës dhe kjo ka krijuar pakënaqësi. Presidenti katalanas nënvizon se i ati i Neymar nuk dëshiron që të zbardhen të gjitha detajet e kontratës, prandaj në këtë mënyrë nuk është e mundur që ai të flasë për shumën që sulmuesi përfiton. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2014, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori