Barça bën "kurban" dy lojtarë për Kovaçiç
Interi me shumë mundësi nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm çka mund të detyrojë klubin zikaltër të shesë disa lojtarë.

Me Handanoviç të paprekshëm dhe Icardin i cili duket se është pranë rinovimit, i rrezikuari kryesor për tu larguar është talenti kroat Mateo Kovaçiç.

Në Barcelonë Kovaçiç konsiderohet si lojtari kryesor për të zëvendësuar Xavi Hernandezin, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Inter ka investuar rreth 10 milione euro për Kovaçiç por Barça duket se është e gatshme të ofrojë para, por dhe Pedro e Song, lojtarë të pëlqyer dhe nga tekniku i Interit Roberto Mancini. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori