Barça bën pazar në Serie A, ja 6 emrat që pëlqehen (FOTO LAJM)

Felipe Anderson - Lazio
Me një Drejtor Sportiv italian si Ariedo Braida Barcelona sheh nga Serie A. Ish drejtuesi i Milanit ka përgatitur një listë me 6 futbollistë të kampionatit italian, të cilët plotësojnë kushtet për të qënë pjesë e Blaugranave, shkruan sot "Mundo Deportivo".

Futbollisti që ka mahnitur më shumë Braidan është braziliani i Lazios Felipe Anderson, i cili po zhvillon një sezon fantastik me kryeqytetasit.

Një emër tjetër që pëlqehet shumë është edhe Mateo Kovaçiç, 21-vjeçari i Interit, i cilësuar si "Iniesta i Kroacisë".

Pa harruar edhe Paul Pogba, për të cilin interesohet gjysma e Europës. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori