Sot në mbrëmje, në orën 22:00 Spanja luan finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe
Athletic Bilbao. Dy skuadrat janë ndeshur dhe më parë në finale të tilla por kësaj rradhe rëndësia është më e madhe pasi është shansi i fundit për
trofe për të klubet.
Pep
Guardiola do të luajë kështu ndeshjen e fundit në krye të pankinës së Barcelonës dhe futbollsitët kërkojnë ta përcjellin me
trofe.
Nga ana tjetër skuadra baske e
Marcelo Bielsa, pas disfatës në finalen e Europa League do të tentojë të çojë në
Bilbao trofeun e parë pas disa vitesh.
Risitë në formacionin blaugrana janë portieri Pinto dhe mbrojtësi i ri Montoya, pasi si Pique, Puyol, Abidal dhe Dani Alves do ta kenë të pamundur të luajnë për shkak dëmtimesh dhe kartonash. Ndërsa mesfusha dhe sulmi është i kompletuar.
Baskët, nga ana tjetër janë me ekipin më të mirë pasi nuk kanë probleme qoftë fizike qoftë dhe me skualifikimet. /albeu.com/
Ja formacionet e mundshme:
Barcellona (4-3-3): Pinto; Montoya, Piqué, Mascherano, Adriano; Busquets, Xavi, Iniesta; Fábregas, Messi, Sánchez. Tr. Pep
Guardiola
Athletic Bilbao (4-3-3): Iraizoz; Iraola, Javi Martínez, Amorebieta, Aurtenexe; Iturraspe, Ander Herrera, De Marcos; Susaeta, Muniain, Llorente. Tr.
Marcelo Bielsa
Shtuar më 25/05/2012,
ora 13:42