Barça "blindon" Mascheranon: klauzolë 100 milionë euro
Pëlqej
Klubi i Barcelonës njoftoi në faqen e tij në internet se mesfushori argjentinas Javier Mascherano në datën 26 gusht do të rinovojë kontratën e tij me Barçën për 4 vjet. 30-vjeçari e kishte arritur akordin me drejtuesit e klubit që përpara startit të Botërorit "Brazil 2014" për ta zgjatur edhe me dy vite të tjera kontratën e tij aktuale me katalanasit që skadon në vitin 2016.

Nga marrëveshja e re me Barçën, Mascherano do të përfitojë një pagë më të lartë, ndërsa në kontratën e re të mesfushorit argjentinas Barcelona do të vendosë një klauzolë që kap shifrën e 100 milionë eurove për largimin e tij. Ish lojtari i Liverpoolit u bashkua me Barcelonën në javën e parë të gushtit dhe pritet ta bëjë debutimin e tij për sezonin e ri në ndeshjen e kësaj të Hëne në trofeun Gamper, ku blaugranat do të kenë përballë meksikanët e Club Leon.

Pas humbjes në finalen e Kupës së Botës me Gjermaninë lajmi i mirë për Mascheranon është se trajneri i ri Barcelonës Luis Enrique e sheh 30-vjeçarin argjentinas si një lojtar thelbësor për projektin e tij të ri në qëndër të mesfushës.

Në këtë mënyrë Mascherano ashtu si te kombëtarja e Argjentinës edhe te Barcelona do të ketë mundësi të luajë në pozicionin e tij të preferuar pasi në këto vitet e fundit, klubi spanjoll e ka përdorur atë vetëm në qëndër të mbrojtjes.

Javier Mascherano u transferua te Barcelona në verën e vitit 2010 për shumën e 24 milionë eurove nga Liverpooli. Në këto katër vite të para ai e ka mbajtur veshur fanellën 22-herë kampionëve të Spanjës në 184 ndeshje edhe pse nuk ka shënuar ende asnjë gol. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori