Drejtori Sportiv i Barcelonës Ariedo Braida ka
nisur menjëherë punën. Ai ka qënë dje në "Mappei Stadium" për të ndjekur nga afër ndeshjen e
Serie A mes
Sassuolos dhe Fiorentinës (1-3)
Qëllimi i vizitës së ish Drejtorit Teknik të Milanit ishte për të ndjekur nga afër tre
sulmues. Sipas "Mundo Deportivo", ata kanë qënë Babacar i Fiorentinës dhe Berardi e Zaza të
Sassuolos.
Edhe pse Barcelona nuk mund të bëjë merkato deri në janar 2016 sërish klubi blaugrana ka
nisur punën për të gjetur elementët e duhur për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2015,
ora 10:42