Sipas asaj që shrkuan sportivja spanjolle "Sport", e ardhmja e
Aleksander Kolarov mund të jetë Spanja dhe
Barcelona në veçanti. Marrëveshja mes dy klubeve,
Barcelona dhe Manchester
City do të përmbyllet me kalimin e mbrojtësit brazilian Dani Alves në "Etihad Stadium".
Për të siguruar shërbimet e brazilianit,
City përveç kartonit të mbrojtësit serb duhet të derdhë në arkat e klubit blaugrana edhe 15 milionë euro.
Aleksander Kolarov kërkohet në merkato edhe nga dy skuadrat milaneze: Milan dhe Inter por në rast se do ti vijë një ofertë e tillë nga "Camp Nou" vështirë ta refuzojë. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012,
ora 13:03