"Barça dha 40 milionë për Marquinhos, Di Maria shumë i shtrenjtë"
Pëlqej
"Morëm një ofertë prej më shumë se 40 milionë eurosh për Marquinhos nga Barcelona, por e refuzuam pasi ne nuk i blejmë lojtarët për ti shitur". Këto janë fjalët e presidentit të PSG-së Al Khelaifi. "Nuk jemi këtu për të bërë pazare, por për të ndërtuar një klub të madh me shumë talente. Nëse do të ishim këtu për pazare do të kishim shitur këtë verë 3 ose 4 lojtarë. Nuk është kjo filozofia ime", ka thënë numri një i kampionëve të Francës për "Le Parisien".

"Kisha 2-3 javë që flisja me mikun tim Florentino Perez. Jemi takuar dy herë dhe kemi bërë një ofertë, por nuk ramë dakord për çmimin. Ishte shumë i shtrenjtë. Duhet të bënim llogaritë me fair-playin financiar. Ai donte të vinte te PSG, por nuk qe e mundur", është shprehur presidenti i PSG-së. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori