Barça dhe Bilbao nuk merresn vesh për finalen e Kupës
Asnjë marrëveshje mes Barcelonës dhe Atletik Bilbao për vendin dhe ditën e zhvillimit të finales së Kupës së Mbretit. Katalanasit kërkojnë që ajo të luhet më 25 maj, në “Vicente Calderon”, ndërsa Atletik preferon të luajë në “La Cartuja”, në Sevilla, më 20 maj, kështu që Federata Spanjolle nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Drejtues të Barcelonës, të ​​Atletik Bilbao dhe të Federatës Spanjolle të Futbollit janë mbledhur të premten nga 11.30 në një tavolinë të përbashkët diskutimesh, në mënyrë që të arrinin një akord.

Aty është folur me siguri të plotë vetëm se kjo finale nuk mund të luhet në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht dëshirës së të dyja klubeve për këtë impiant, por që ka ndeshur në refuzimin e Realit të Madridit.

Duke qenë se të dyja klubet finaliste të Kupës së Mbretit nuk kanë gjetur dot një emërues të përbashkët në këtë pikë, do të jetë federata, ajo që do të marrë vendimin përfundimtar të martën e ardhshme. Burime mediatike spanjolle bëjnë të ditur se me shumë mundësi do të zgjidhet mes dy stadiumeve, “Mestalla” dhe “Vicente Calderon”.

Data e finales mund të ndryshojë në varësi të rezultateve të Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Nëse katalanasit sigurojnë një vend në finalen e Championsit, atëherë finalja e Coppa Del Rey mund të luhet më 20 maj, në vend të planifikimit fillestar, që është për më 25 maj. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori