"Barça e Messit dhe Guardiolës"
Javier Mascherano e ka cilësuar Pep Guardiolën si heroin e triumfeve të arritura në vitet e fundit dhe si një gjeni i vërtetë. "Barça ka fituar trofetë më të rëndësishëm këto vite, kur në krye ka qenë Pep Guardiola. Ai më mori në skuadër dhe e kishte programuar qysh më parë që të luaja si mbrojtës. Edhe pse nuk isha aktivizuar ndonjëherë në atë pozicion, ai më bëri që të ndihem shkëlqyeshëm. Kjo epokë do të kujtohet si Barcelona e Messit dhe Guardiolës, njëri bënte diferencën në fushën e lojës dhe tjetri jashtë saj", – u shpreh argjentinasi Mascherano.

Pep Guardiola dha dorëheqjen si trajner i katalanasve dhe sapo të përfundoi ky sezon ai do të zëvëndësohet nga ndihmësi i tij Tito Vilanova. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2012, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori