Barça e pret Realin me 90 mijë flamuj
Barcelona ka përgatitur një koreografi gjigande për Klasiken e sotme kundër Real Madrid. Klubi katalanas ka shpërndarë tek të gjithë tifozët e saj që do të jenë të pranishëm sot në çerekfinalen e dytë të Kupës së Mbretit plot 90 mijë flamuj.

Me ngjyrat azulgrana dhe himnin blaugrana, tifozët e Barcelonës kërkojnë ti japin zemrë yjeve të tyre pas disfatës me Milan në Champions League.

Barcelona-Real Madrid luhet sonte në ora 21.00 në "Camp Nou", ndërsa ndeshja e parë në "Santiago Bernabeu" përfundoi në barazim 1-1. /albeu.com/

Shtuar më 26/02/2013, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori