Barça, emergjencë në mbrojtje (FOTO LAJM)

Dani Alves
Shtyhet rikthimi i Gerard Pique. Qëndërmbrojtësi spanjoll do të mungojë edhe në sfidën e sotme në Champions League përballë Celtic për shkak të një problemi në kavilje që po e mban prej javësh jashtë fushave të lojës.

Por problemet në mbrojtje për Barcelonën e Tito Vilanovas nuk mbarojnë këtu pasi edhe Dani Alves edhe Carles Puyol nuk janë të gatshëm, edhe këta për shkak dëmtimesh.

Po të shtosh këtu edhe mungesat e Eric Abidal dhe Sergi Busquets, atëherë e kupton se në çfarë situate është mbrojtja katalanase që sot do ti besohet d mesfushorëve: Song dhe Mascherano. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2012, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori