Barcelona nuk e ndjen mungesën e Messit pasi ka në skuadër dy yje si
Neymar dhe
Suarez. Katalanasit fitojnë me lehtësi ndaj Vilerealit në
shifrat 3 me 0, duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes së La Ligas me 27 pikë, 3 më shumë se Reali.
Ekipi i Luis Enriques në fakt nuk e pati shumë të thjeshtë, pasi pjesën e parë e mbyllën në barazim të bardh, ndërkohë që goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 60-të me brazilianin
Neymar.
Suarez 10 minuta më pas dhe
Neymar 5 minuta nga fundi vulosën
shifrat 3-0 për Barcelonën. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2015,
ora 17:57