Barça: Iniesta më i paguari pas Messit
Barcelona dhe Andres Inesta janë në prag të rinovimit të kontratës. Edhe pse asgjë nuk është zyrtare duket që bashkëpunimi do të vijojë edhe vitet e ardhshme, pasi klubi katalanas ka kuptuar rëndësinë e futbollistit dhe dëshiron ti japë një pagë të denjë për kategorinë e tij. Në këtë mënyrë Andres Inesta paga e të cilit parashikohet të jetë 12 milionë euro në sezon pritet të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në skuadër pas Lionel Messit, dhe më të lartë se braziliani Neymar, por pa përfshirë bonuset e këtij të fundit.

Por për fantazistin parashikohen edhe bonuset në kontratë të cilën mund ta cojë në 15-16 milion euro në sezon. Dhe duket që palët janë duke negociuar pikërisht këtë aspekt të kontratës së re, që sheh Inestën të kalojë në këtë klasifikim Xavin dhe Puyol.

Kontrata e re e 29-vjeçarit do të jetë deri në vitin 2018, cka nënkupton se do të qëndrojë me fanellën azulgrana deri në përfundim të karrierës.

Andres Inesta u bashkua me akademinë e famshme "La Masia" në moshën 13-vjeçare dhe nëse respekton deri në fund kontratën e tij të re, në moshën 34 vjeçare do të numërojë plot 21 vite me Barcelonën.

Kjo lëvizje e drejtuesve të klubit është e lexueshme pasi kërkojnë të qartësojnë boshtin e skuadrës, gjë që nisi një vit më parë me rinovimet e kontratave të Xavi dhe Puyol deri në 2016 dhe Messit deri në 2018. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori