Barcelona publikoi një komunikatë të pazakontë në faqen e saj zyrtare duke thumbur ish mesfushorin
Cesc Fabregas, tashmë pjesë e
Chelsea-t, ku përshkruajnë ecurinë e lojtarit gjatë 3 viteve në "Camp Nou". Sipas Barcelonës, gjatë çdo
sezoni, performanca e mesfushorit erdhi në ulje të vazhdueshme.
"Pavarësisht një starti mbresëlënës, gjatë çdo
sezoni në vijim,
Cesc e uli ndjeshëm rendimentin", thuhet mes të tjerash në komunikatën zyrtare të klubit.
Gjatë tre sezoneve, ai zhvilloi 151 ndeshje zyrtare me fanelën Blaugrana dhe shënoi 42 gola në total duke fituar kampionatin dhe Kupën e Mbretit.
27-vjeçari u transferua në Barcelonë tre vjet më parë për 34 milionë euro nga Arsenali dhe duke qenë se ai ka luajtur për "Topçinjtë", transferimi te kushërinjtë e urryer të
Chelsea-t ka ngjallur reagimin e tifozëve të Arsenalit. Disa prej tyre I kanë vënë flakën fanellës së
Fabregas, duke e cilësuar lojtarin tradhtar. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2014,
ora 16:43