Barça jashtë Champions (VIDEO)
Atletico Madrid e ka mposhtur Barcelonën në fushë të vet me rezultatin 2:0 duke e skualifikuar nga Liga e Kampioneve.

Griezman ishte heroi i takimit, teksa shënoi të dy golat për Atleticon.

Ai shënoi një gol në pjesë të parë dhe i dha goditje përfundimtare Barçës në pjesën e dytë.

Barcelona kishte fituar 2:1 në ndeshjen e parë pasi përfitoi edhe nga ndëshkimi me karton të kuq i Torres.

Atletico kualifikohet për në gjysmë-finale të Ligës së Kampioneve pasi e mposhti Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 3:2. /Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori