Barça-Juve rekord shikueshmërie në Itali, eventi më i ndjekur i vitit
Ndeshja e kthimit të Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës është eventi më i ndjekur i vitit në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga Sportmediaset, kjo super ndeshje u ndoq nga 11.857.000 telespektatorë në gjithë botën.

Ky event ka thyer të gjitha rekordet, duke qenë më i ndjekuri në sezonin 2016-17 në televizionet italiane. Transmetimi në Canale 5 pa pagesë, ka bërë që kjo ndeshje të ndiqej një numër i madh spektatorësh. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori