Barça kërkon informacione për yllin e Borussias
Sipas asaj që shkruan sot "El Mundo Deportivo", Barcelona nëpërmjet doktor Pruna (mjek i ekipit katalanas) ka kërkuar informacione mbi gjëndjen fizike të Ilkay Gundogan, aktualisht jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi serioz në shpinë dhe që kthehet në mes të muajit prill.

Blaugranat janë shumë të inreresuar për regjisorin 23-vjeçar turk, të cilit i skadon kontrata me Borussia Dortmund në vitin 2015. Por para se të bëjë një ofertë zyrtare drejtuesit e Barçës duan të sigurohen për gjëndjen e tij shëndetësore. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2014, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori