Barça kërkon një "9" (FOTO LAJM)

Chicharito (Manchester United)
Pas nënshkrimit me Neymar dhe pas këmbënguljeve për të sjellë në skuadër një portier dhe një qëndërmbrojtës Barcelona po punon për të sjellë në ekip edhe një bomber, ose siç e quajmë në termat e futbollit një "9", i cili të jetë i aftë të shfrytëzojë topat që mund të vijnë nga Messi, Neymar, Xavi apo Iniesta.

Deri tani në axhendën e drejtuesve katalanas janë tetë emra sulmuesish të njohur. Që të gjithë nuhatës të mirë të topit dhe shënues të një numri të lartë golash në çdo sezon. Këtu spikat edhe kryegolashënuesi i Eredivisie, Wilfried Bony, të cilin e karahasojnë edhe me Samuel Eto'o.

Por para se të mbërrijë deri këtu, Barcelona duhet të shesë disa lojtarë në mënyrë që të balancojë financat në skuadër dhe të ketë mundësitë për të bërë të tjera goditje në merkaton e verës. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori