Barça konfirmon dëmtimet e Pique dhe Sergio Robertos, ja sa do të mungojnë
Humbja kundër Atletico Madrid (0-1) të shtunën në mbrëmje la gjurmë te Barcelona. Përveç zhgënjimit në nivelin sportiv, blaugranët humbën dhe dy lojtarë, të dy të dëmtuar: Sergio Roberto dhe Gerard Pique.

Përmes rrjeteve sociale, klubi katalanas, ka dhënë lajme rreth dëmtimit të Roberto-s dhe Pique-s. Ekzaminimet mjekësore të kryera tek qendërmbrojtës i Barçës zbuluan një ndrydhje të shkallës së tretë të ligamentit anësor të brendshëm si dhe një dëmtim dhe një dëmtim të pjesshëm të ligamentit të të gjurit të djathtë. Kohëzgjatja e mungesës së tij nuk është bërë e ditur, por numri 3 mund pritet të mungojë për disa muaj.

Ndërsa, Sergi Roberto ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë për rreth dy muaj. Të dy do të humbin ndeshjen Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, të planifikuar në “Camp Nou” më 8 dhjetor.

Shtuar më 22/11/2020, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori