Barça, Luis Enrique i tregon derën Alves-it
Pëlqej
Dani Alves do të largohet nga Barcelona. Nuk ka dyshime për shtypin katalanas, sipas të cilit braziliani nuk bën pjesë në planet e Luis Enriques. Futbollisti u bashkua me grupin ditën e martë por është i vetëdijshëm për situatën e tij në skuadër dhe po merr në konsideratë ofertat që i vijnë nga klube të ndryshme.


Alves do të donte të vazhdonte në "Camp Nou" edhe në vitin e fundit të kontratës së tij duke parë që deri tani nuk ka marrë asnjë ofertë të kënaqshme, por Luis Enrique do në atë rol kolumbianin Cuadrado. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori