Barça manita me Messin në stol (VIDEO)
Barcelona e ktheu në stërvitore ndeshjen e kthimt të Kupës së Mbretit ndaj Kordobës, duke realizuar një goleadë ashtu sic pritej ndaj ekipit të sergunda divizion e duke prenotuar pa probleme vendin e saj në çerekfinale përballë Malagës.

Katalanasit bën gjithcka mirë dhe pse me linjat e dyta, ku njeriu i mbrëmjes ishte David Villa, që shënoi një dygolësh mjaft të bukur, përpara se në fund të ndeshjes të pësonte një dëmtim të frikshëm.

Katalanasit e patën problem sa të gjenin golin e parë me Thiagon, ndërsa më pas bën gjithcka të thjeshtë falë Villa “Maravillas” që realizoi një dygolësh përpara se dhe Aleksi Sanchez të gjente dy herë rrugën e rrjetës, duke rrumbullakosur shifrat në 5-0. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2013, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori