Barça: Marco Reus, o tani o kurrë
Pëlqej
FIFA konfirmoi dje se Barcelona nuk mund të bëjë merkato përgjatë gjithë vitit 2015. Për këtë arsye klubi blaugrana, edhe pse pritet të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, kërkon të marrë menjëherë në skuadër Marco Reus.

Sipas gazetës katalanase "Mundo Deportivo", strategjia e Barçës është marrja e menjëherëshme e talentit të Borussia Dortmund duke paguar klauzolën prej 25 milionë eurosh.

Favor për Barcelonën mund të jetë edhe fakti që Borussia nuk do të donte t'ia shiste yllin e saj rivalëve të Bayern Munchen, të cilët pasi morën Mario Gotze dhe Robert Lewandowskin kërkon edhe Reus. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori