"Barça më lart se Bayerni, Pep më mirë se Mourinho"
Pëlqej
Legjenda e Barcelonës, Johan Cryff këmbëngul se katalanasit do të jenë gjithmonë një skuadër më e madhe se kampionia e Bundesligës, Bayern Munchen. Bayerni dhe Barça kanë qenë dy nga forcat dominuese të futbollit europian në vitet e fundit, me bavarezët që kanë arritur tre herë në finalet e Champions League në 5 sezonet e kaluar, por gjithsesi Cruyff beson se Barcelona do të jetë gjithmonë më e madhe se ta.

"Globalisht, Barcelona është një klub më i madh se Bajerni i Mynihut. Në Amerikën e Jugut përshembull, të gjithë ndjekin Primera Division, Barcelona është shumë më e madhe se Bajerni në ato anë, dhe gjithmonë do të jetë kështu", është shprehur holandezi.

Ish ylli i Bayernit, Franz Beckenbauer ndan të njëjtin mendim me holandezin duke nënvizuar se Barcelona ka një histori më të madhe se kampionët e Gjermanisë.

"Bashkohem me mendimin e Cruyff. Barcelona tradicionalisht është një skuadër lider në aspektin global. Barcelona ka patur disa skuadra legjendare që në vitet 30 apo 40, ndërsa Bajerni arriti realisht majat vetëm që nga 1965", pranon Kaizeri.

Cruyff më pas argumentoi se trajneri aktual i bavarezëve, Pep Guardiola është një trajner më i mirë se Jose Mourinho.

"Aftësia e Pep për të kthyer edhe problemet në avantazhe është tipike për të si trajner. Ai sipas meje është një ndër trajnerët më të mirë në botë. Unë nuk kam asnjë dyshim që Pep është një trajner më i mirë se Mourinho. Pep synon ta përmirësojë futbollin dhe e con skuadrën e tij në një tjetër nivel. Ndryshe nga Mourinho ai ka luajtur para 100 mijë tifozëve. Loja në përgjithësi është e rëndësishme për të. Për Mourinhon gjithshka që ka rëndësi është skuadra e tij, cilësitë e saj dhe mentaliteti i tij", përfundon Johan Cruyff. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori