Avokati i kompanisë "DIS", e cila zotëronte 40% të kartonit të Nejmarit, ka denoncuar se drejtuesit e Barcelonës u kanë ofruar ryshfet prej 4 milionë eurosh që të mos denoncojnë
transferimin dhe të heshtin për këtë çështje.
"
Barcelona më ofroi mua 4 milionë
euro, që të mos bëjmë asnjë
padi në gjykatë dhe të mos ankohemi për
transferimin e Nejmarit. Ryshfeti m’u ofrua nga Andre Kuri, i cili erdhi në zyrën time. Vetë
Sandro Rosell nuk mund të udhëtonte në Brazil, për shkak të problemeve ligjore që ka", tregon avokati Roberto Moreno.
Në fakt, kompania "DIS" ka bërë një
padi për
transferimin, duke pretenduar më shumë para, duke qenë se ka marrë vetëm 6.8 milionë
euro. "Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa 40% të transferimit të lojtarit. E dimë që ka qenë shumë i lartë, por pagesat janë dhënë në formë të dyshimtë në llogarinë e babait të Neymarit. Kemi bërë padinë dhe kemi besim që do të fitojmë2, shtoi ai.
Sa i përket dorëheqjes së
Sandro Rosell, Moreno deklaroi: "Nëse ai nuk do të kishte asnjë problem në
transferimin e futbollistit brazilian, atëherë pse e dha dorëheqjen?! E çuditshme".
Babai i Neymar pranoi publikisht se kishte përfituar plot 40 milionë
euro nga
Barcelona, si pagesë që ata të zgjidhnin katalanasit. Madje, 10 milionë
euro i mori paradhënie që në vitin 2011, kur edhe u arrit marrëveshja, të cilën klubi i Santosit e cilëson si të parregullt. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2014,
ora 16:16