Barça, Messi i ofrohet Manchester United?
E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona mbetet gjithmonë në pikëpyetje me argjentinasin që mund të bëjë lëvizjen e madhe në fund të këtij sezoni. Për ti hedhur benzinë zjarrit mendoi vetë Messi, i cili i hapi dyert një largimi nga "Camp Nou" gjatë ceremonisë së djeshme të "Topit të Artë".

Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Në futboll nuk i dihet kurrë si shkojnë gjërat. Gjithçka mund të ndodhë", tha Messi.

Ndërsa sipas gazetës "The Guardian", Messi i është ofruar Manchester United, një prej klubeve që është në gjendje të paguajë klauzolën e kontratës së tij me Barcelonën, rreth 250 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori