Barça, Messi pritet me duartrokitje
Ylli i Barcelonës Lionel Messi, i cili dje fitoi "Topin e Artë", është pritur me duartrokitje nga shokët e skuadrës në stërvitjen e sotme të katalanasve.

"Pleshti" hyri në historinë e futbollit si futbollisti me më shumë "Topa të Artë" e mbi të gjitha të fituara njëra pas tjetrit.

Por suksesi i Barcelonës në mbrëmjen e djeshme në Zyrih nuk përfundon me kaq. Përveç Andres Iniestas që ishte finalist i çmimit, Dani Alves, Pique, Xavi, Iniesta dhe Messi ishin pjesë e formacionit më të mirë të vitit. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2013, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori