Barça-Milan? Unë do shoh Bayern-Marseille
Kur e gjithë bota është me sy e veshë në Camp Nou, aty ku do të luhet në mbrëmjen e sotme super sfida Barcelona-Milan, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, ai që bën çudinë është Special One, Jose Mourinho.

Trajneri i Real Madrid, skuadra e të cilit luan nesër përballë Apoel Nicosia në Santiago Bernabeu dhe është pothuajse i kualifikuar në një dalje publike ka deklaruar se nuk do të shohë ndeshjen mes blaugranave dhe kuqezinjëve por ndeshjen tjetër Bayern Mynih-Olimpik Marsejë.

" Do të shoh ndeshjen Bayern-Marsejë pasi ata janë kundërshtarët tanë në fazën e gjysëmfinaleve", ka deklaruar Mourinho duke "injoruar Barcelona-Milan. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori