Barça-Milan, Vilanova nuk ia del
Gjatë orëve të fundit mediat spanjolle folën për një rikthim të mundshëm të Tito Vilanovas në krye të stolit të Barcelonës për ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Milan. Por, sipas "Sport", tekniku blaugrana nuk do të jetë në drejtimin e Barcelonës në tentativën e saj për të përmbysur humbjen 2-0 në "San Siro".

Sipas lajmeve më të fundit, Vilanova mendohet të ulet në stolin e Barçës në fund të marsit ose në fillim të prillit. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori