Barça mjaftohet me Adrianon (VIDEO)
Barcelona ka shënuar fitoren e radhës si mysafirë i skuadrës Sporting Gijon me rezultatin 0:1. Katalunasit filluan mirë takimin dhe në minutën e 12-të kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Adriano.

Nuk ishte kjo një fitore e zakonshme e Blaugranëve me shumë gola, megjithatë ata kanë rrëmbyer tre pikët e nevojshme për t’u pozicionuar në krye të tabelës.

Adriano ishte heroi i mysafirëve, i cili shfrytëzoi një top të kthyer pas goditjes së Xavit për ta shënuar golin e fitores.

Edhe përkundër shumë rasteve ky takim përfundoi me fitoren minimale të katalanasve. /albeu.com/

Shikoni golin:

Shtuar më 02/10/2011, ora 21:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori