Barça në gjurmët e Paul Pogba
Paul Pogba këtë vit është përfolur shumë për një transferim te Barcelona, me Bartomeun, që kërkon të frmosë një parakontratë me francezin për ta afruar atë në "Camp Nou" në verën e vitit 2016, kur përfundon dënimi i FIFA-s, për merkaton e katalanasve.

Fakti, që blaugranat nuk janë i vetmi klub që interesohet për të ka rritur pretendimet e lojtarit por dhe të menaxherit Raiola, që është i njohur për shfrytëzimin e të tillave situatave. Mesfushori pretendon një pagë prej 12 milionë Eurosh në sezon, një shifër që e tejkalon planin e pagave të Barcelonës.

Në rast se Bartomeu do të pranonte t’i ofronte një shifër të tillë në kontratë, Pogba do të shndërrohej në futbollistin e dytë më të paguarklub, pas Lionel Messit.

Por një tjetër pengesë për Barcelonën në blerjen e Pogbas është dhe shifra që pretendon Juventus. Klubi italian nuk dëshiron ta lërë të lirë lojtarin pa derdhur 100 milionë Euro dhe përfshirë dhe pagën e gjithë kostot e operacionit do të kapte vlerën e 225 milionë eurove. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori