Barça në një kampionat me PSG-në
Në rast se Katalonia merr pavarësinë nga Spanja, Barcelona mund të largohet nga La Liga. Lajmi është konfirmuar edhe nga krerët e futbollit spanjoll. Por, kampionët në fuqi mund të luajnë në një tjetër kampionat, Ligue 1.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, i ka hapur dyert e pjesëmarrjes së ekipit katalan në elitën e futbollit francez.

“Historia e Barcelonës nuk lidhet vetëm me futbollin. Jam i apasionuar pas këtij sporti dhe këtij klubi. E gjithë familja ime është e dhënë dhe të francezët e dinë”, u shpreh ai, gjatë një interviste për “Journal du Dimanche”.

Barcelona? Pse jo. Aq më tepër, Monaco luan në Ligue 1”, u shpreh Valls.

Një numër i madh i futbollistësh të Barcelonës kanë marrë pjesë në referendum për pavarësinë e Katalonisë./albeu.com/
Shtuar më 27/10/2015, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori