Barça: Nëse Pep është i lumtur, jemi edhe ne
Barcelona
Jupp Heynckes do të japë dorëheqjen si trajner i bavarezëve në fund të sezonit, duke dalë në pension, ndërsa ish-tekniku i Barcelonës do të marrë përsipër drejtimin e Bayern Munchen. Tito Vilanova ka zbuluar për gazetarët pas barazimit 2-2 të Barcelonës me Malagan se nuk dinte gjë për destinacionin e ish-kolegut të tij.

"Unë nuk e dija se me cilën skuadër do të nënshkruante Pep. E kam lexuar e mësuar si ju, nga mediat, por marrëveshja kishte një klauzolë konfidencialiteti. Sidoqoftë, jam i sigurt se zgjodhi duke u menduar shumë dhe është e qartë se nuk mund të jetë i gabuar. Të gjitha ekipet që e kërkonin ishin të mëdha, në Angli dhe Gjermani. Bayerni ka një infrastrukturë shumë të mire për të si trajner", tha tekniku katalanas.

Javier Mascherano beson se zgjedhja e Guardiolas ishte logjike: "Unë mendoj se Pep zgjodhi Bayernin për shkak të filozofisë së tij të futbollit, për shkak se ka shumë lojtarë të lindur në Gjermani", u shpreh argjentinasi


Edhe portieri Pinto ka dërguar urimet e tij për Guardiolën: "Nëse Pep është i lumtur, edhe ne jemi të lumtur. Nëse Guardiola ka vendosur të shkojë te Bajerni, ne jemi të lumtur se dëshiron të kthehet në futboll. Sigurisht, ne mund edhe ta takojmë në Ligën e Kampioneve", tha portieri. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2013, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori