Barça, Neymar: Te Santos deri në 2014
Në ditët e shkuara shtypi katalanas ka folur për një operacion tashmë të përfunduar mes Barcelonës dhe Santos për transferimin e Neymar nga Brazili në Camp Nou. Menjëherë pas ndeshjes së fituar në Recopa Sudamericana, kjo falë golit të tij, talenti i Seleçaos ka mohuar kategorikisht këto zëra.

"Nuk di asgjë. Me këto gjëra merret agjenti im. Unë di që kam një kontratë deri në vitin 2014 me Santos", u shpreh Neymar.

Klubi brazilian ka shprehur dëshirën që ta mbajë yllin e saj në skuadër deri në përfundim të Botërorit "Brazil 2014" dhe pastaj të lerë të lirë për tu transferuar në Europë por shumë futbollistë brazilianë dhe jo vetëm po i sygjerojnë Neymar të largohet sa më shpejt nga Brazili nëse do të bëhet futbollisti më i mirë në botë. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2012, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori