Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Barça ngul këmbë për Thiago Silvan
Milani është i hapur të bisedojë për kartonin e mbrojtësit brazilian, Thiago Silva, pavarësisht mohimeve të administratorit të klubit kuqezi, Adriano Galliani. Sipas të përditshmes spanjolle "Sport", Berlusconi i ka dhënë miratimin e tij Gallianit për të diskutuar me Barcelonën lidhur me mundësinë e shitjes së kartonit të mbrojtësit brazilian.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, kuqezinjtë u kanë lënë të kuptojnë drejtuesve katalanas se qendërmbrojtësi brazilian nuk është më i pashitshëm.

Dhe përpara propozimit të parë të Barcelonës (20 milionë euro plus kartonin e Afellay) kanë paraqitur interesin e tyre për kartonin Thiago Alkantaras plus 10 milionë euro. Mesfushori i talentuar spanjoll i pëlqen shumë administratorit të Milanit, Adriano Galliani, dhe kartoni i tij vlerësohet nga Barcelona rreth 20 milionë euro.

Gjithsesi, tratativat sapo kanë nisur. Por mësohet se ato 8 milionë që Milani u detyrohet spanjollëve për kartonin e Ibrahimoviçit, mund të përfshihen në marrëveshjen e transferimit të Thiago Silvës në "Camp Nou". /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori