Barça nuk ka plane për afatin e janarit
Pëlqej
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka insistuar se klubi nuk ka plane për transferime gjatë afatit kalimtar të janarit, përkundër lëndimit të Ousmane Dembeles.

Gjigantët spanjoll pritet të jenë pa anësorin francez së paku deri në fillim të janarit, pasi lëndoi muskujt në fitoren ndaj Getafes gjatë vikendit të kaluar.

Bartomeu beson se Dembele do të rikthehet me kohë dhe se nuk do të ketë plane për transferime të reja.

“Nuk ka plane për afatin e dimrit”, ka thënë ai për TVE. “[Dembele] do të rikthehet dhe do të tregojë ato që tashmë i kemi parë”,ka shtuar Bartomeu. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori