Barça nuk pranon rinovimin e kontratës me Messin
Pëlqej
Zëdhënësi i skuadrës spanjolle të Barcelonës, Josep Vives ka theksuar se katalanasit nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë Messit rinovimin e kontratës pasi argjentinasi ka pak koh që ka firmosur kontratën e re. Pleshti rinovoi deri në vitin 2021 kur do të jetë 34 vjeç.

Së fundmi u raportua se Messit do t’i kërkohej të rinovonte kontratën deri në vitin 2022 ose 2023, por së fundmi ka qenë vetë zyrtari i Barcelonës që ka theksuar se nuk kanë në plan të rinovojnë kontratën me Messin.

Kujtojmë që klauzola e prishjes së kontratësMessit është 700 milionë euro e cila vlen vetëm për ekipet e mëdha pasi për skuadrat e vogla mund të largohet edhe si futbollist i lirë. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori