Barça përgatit dy super goditje në merkato
Barcelona pasi ka kaluar dënimin në FIF A është e gatshme që të bëjë investime të mëdha në qershor. Trajneri Luis Enrique ka etiketuar dy afrime në merkaton e verës.

Sipas "Daily Express", i pari është Ramsey për të cilin trajneri i Barcelonës ka një simpati të veçantë. Oferta për Arsenalin mund të shkojë në 50 milionë paund. Synimi tjetër është ëndrra e Chelseat.

Bëhet fjalë për Stones, për të cilin Blutë kanë ofruar shifra marramendëse. Në këtë mënyrë Barcelona duhet të investojë mbi 100 milion euro për të siguruar këta dy yje./albeu.com/
Shtuar më 10/01/2016, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori