Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Barca provon mundësinë e fundit
Albeu.com
Barcelona ende mbetet me shpresë se do të mund ta rrëmbejë David Silvan nga Valencia, dhe pritet të bëjë një ofertë e cila do të mundësojë fillimin e bisedimeve këtë javë.Katalanasit janë të njoftuar me dëshirën e 22-vjeçarit për të qëndruar në Mestalla, megjithatë dëshirojnë të bëjnë një ofertë, e cila ndoshta do ta ndryshojë mendimin e tij dhe presidentit, Vicente Soriano, i cili ka deklaruar se Silva dhe Villa nuk do të largohen nga Valencia.

Pep Guardiola ka kërkuar nga hierarkia e Blaugranëve që të gjejnë një zëvendësues të Ronaldinhos, ndërsa sekretari teknik, Txiki Begiristain, e konsideron Silvan si opsionin e vetëm.

Pritet që tentativa e fundit e Barcës të jetë oferta shartuese prej 25 milionë eurosh me tendencë të rritjes. Kjo do t’i vë në pozitë të vështirë drejtuesit e Valencias.

Shtuar më 13/08/2008, ora 23:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori