Barça, Puyol mendon tërheqjen
Karrierës së mrekullueshme të Carles Puyol me Barcelonën mesa duket po i vjen fundi. Dëmtimet e shumta që kapiteni i Barcës ka pesuar këto vitet e fundit kanë bërë që ai të mendojë seriozisht largimin nga klubi blaugrana. Puyol edhe pse 35-vjeçar ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me klubin katalanas dhe ka zhvilluar 586 ndeshje në total duke realizuar edhe 16 gola.

Tifozët e Barçës dëshirojnë që kapiteni i tyre ta mbajë veshur deri në moshën 40-vjecare fanellën e klubit, por sipas asaj që thotë e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo" ish futbollisti i kombëtares së Spanjës po shikon mundësinë e një transferimi në një ligë me nivel më të ulët si Katari ose Emiratet e Bashkuara Arabe , ose largimin në mënyrë përfundimtare nga futbolli.

Këtë gjë Puyol u ka shprehur disa shokëve të skuadrës si dhe pjestarëve të stafit teknik të klubit blaugrana se gjuri i tij i dëmtuar disa herë nuk i përgjigjet dhe se nuk dëshiron të zbresë në fushë në një kondicion fizik të rënduar.

Megjithatë mbrojtësi i Barcelonës vendimin përfundimtar se cfarë do të bëjë me karrierën e tij do të marrë në muajt e ardhshëm duke parë se si do të evolucionojë edhe gjëndja e tij fizike. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2013, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori