Nesër, duke filluar nga ora 10:00 do të dalin në shitje biletat për "El Clasicon" e së shtunës Barcelona-Real Madrid, që do të zhvillohet në "Camp Nou". Vendet për shitjen e
biletave do të gjenden në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa me siguri se secilit prej jush ju intereson se sa
kushton një biletë për të parë live duelin më të bukur të futbollit botëror.
Sipas mediave iberike, bileta më e lirë nis nga 99
euro, ndërsa më e
shtrenjta është 359
euro, në tribunën afër pjesës presidenciale. Por një pjesë e mirë e
biletave mund të shiten edhe në treg të zi, ku çmimi për secilën prej tribunave mund edhe të dyfishohet/ /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2013,
ora 16:47