Barça-Real, shifrat e duelit të 224 në histori
1 - Barcelona nuk humbet prej 22 ndeshjesh radhazi në "Camp Nou" në të gjitha kompeticionet. Rekordi i katalanasve është 18 fitore dhe 4 barazime.

2 - Kryesuesit e La Ligas kanë fituar vetëm 1 nga 6 ndeshjet e fundit përballë Realit (1 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje).

3 - Reali dhe Barcelona përballen për herë të 224-t në historinë e tyre. Madrilenët kryesojnë me 88 fitore ndaj 87 të blaugranave. Sot djemtë e Rourës kanë shansin t’i ekuilibrojnë shifrat.

4 - Reali nuk është më mbreti i transfertave. Skuadra e Mourinhos ka fituar vetëm 3 nga 10 ndeshjet e saj të fundit jashtë fushe në të gjitha kompeticionet (3 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje).

5 - Cristiano Ronaldo ka shënuar 7 gola në 7 ndeshjet e tij të fundit kundër Barcelonës. Portugezi shënon në 5 ndeshjet e fundit në "Camp Nou".

6 - Një "El Clasico# ka luajtur në Kupën e Mbretit Barcelona në shtëpi dhe ajo ka përfunduar në barazim 2-2.

7 - Barcelonës i mjafton një barazim pa gola për t’u kualifikuar në finale. Ndërsa Realin e kualifikon çdo barazim me më shumë se dy gola veç fitoreve respektive. /albeu.com/

Shtuar më 26/02/2013, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori