Barça sërish shënon 6 gola (VIDEO)
Barcelona ka shkatërruar Villanovensen me rezultat 6-1 në takimin e dytë të 1/16 së finales në Kupën e Mbretit për të kaluar në raundin e rradhës.

Serinë e golave e nisi Daniel Alves me një supergol (4’), për të vazhduar Sandro Ramirez me golin e dytë (21’).

Juanfran shënoi golin që rezultoi i nderit për mysafirët (29’), porse Sandro Ramirez e realizoi edhe golin e dytë personal në gjysmën e parë (31’).

Golin e katërt të Blaugranëve e shënoi Munir El Haddadi në pjesën e dytë (51’).

Në vazhdim, Sandro Ramirez e kompletoi het-trikun (69’), ndërsa për setin e parë realizoi Munir El Haddadi (76’) që ishte goli i tij i dytë personal në këtë sfidë.
Shtuar më 02/12/2015, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori