Barça shënjestron 4 mbrojtës (FOTO LAJM)

Holger Badstuber - Bayern Munchen
Me blerjen e Jordi Alba nga Valencia, Barcelona dëshiron të bëjë një sforco të fundit për të kompletuar grupin në prag të sezonit të ri futbollistik. Synimi është afrimi i një mbrojtësi qendre, për t’i dubluar të gjitha rolet e repartit të pasmë, në mënyrë që trajneri Villanova të mos jetë i detyruar të bëjë zgjidhje emegjente, sikurse ndodhi me Pep Guardiolën sezonin e kaluar.

Nga 40 milionë euro të vëna në dispozicion për merkaton, 14 u shpenzuan për Albën, i cili kompletoi krahun e majtë, ndërsa pjesë tjetër mund të përdoret për të afruar një mbrojtës shumë cilësor qendre.

Alternativat kryesore ishin Thiago Silva i Milanit, Javi Martinez i Bilbaos dhe David Luiz i Chelsea, por drejtuesit katalanas besojnë se në pamundësi për të arritur marrëveshjen me njërin prej tyre, mund të sjellin në "Camp Nou" Holger Batstuber të Bayern, Thomas Vermaelen të Arsenal, Mats Humels ose Neven Subotic të Borussia Dortmund.

Sa u përket reparteve të tjera, nuk shihet e arsyeshme ndërhyrja në merkato. Rikthimi nga dëmtimi i gjatë i David Villa, plus dy blerjet e sezonit të kaluar Sanchez dhe Fabregas, sigurojnë një sulm të fuqishëm të udhëhequr nga Lionel Messi, ndërsa në mesfusha është e kompletuar edhe me futbollistët e akademisë, ndër të cilët Sergi Roberto.

Deri më 16 korrik Vilanova pret blerjen e fundit në merkato, një mbrojtës qendre, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku objektivat janë të gjithë trofetë e mundshëm. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2012, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori